“Njësoj si të bësh palestër”, shkenca krijon një ilaç të ri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shkencëtarët kanë testuar me sukses një ilaç të ri që mund të imitojë përfitimet e stërvitjes rigoroze.

Një ekip nga Universiteti i Floridës në SHBA testoi ilaçin tek minjtë obezë, duke arritur të përshpejtojë metabolizmin e tyre dhe të rrisë muskujt e humbjen e peshës, shkruan Euronews.

Ushtrimet e rregullta mund të kenë një ndikim të madh pozitiv në shëndetin tuaj, me përfitime të vërtetuara për njerëzit me sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe lloje të caktuara të kancerit. Përveç kësaj, aktiviteti fizik është gjithashtu i lidhur me një shëndet më të mirë të trurit, me një rrezik më të ulët të stresit, depresionit ose demencës, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (NHS).

- Advertisement -

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon nga 2,5 deri në 5 orë në javë aktivitete mesatarisht intensive, por për fat të keq, 25 për qind e të rriturve dhe 80 për qind e adoleshentëve nuk e respektojnë këtë rekomandim.

Për të korrur përfitimet e aktivitetit fizik, shkencëtarët kanë kërkuar prej vitesh mënyra se si mund t’i kenë ato pa stërvitje rigoroze, qoftë edhe një pjesë të vogël të këtyre përfitimeve shëndetësore, dhe mesa duket kanë pasur sukses.

Ilaçi është pjesë e një klase të propozuar trajtimesh të njohura si “mimetikë të ushtrimeve” që imitojnë përshtatjet fiziologjike që lidhen me aktivitetin fizik.

Shkencëtarët vunë re se minjtë që u testuan dogjën më shumë kalori pa ndryshuar asgjë në aktivitetin ditor. Minjtë gjithashtu grumbulluan më pak yndyrë në trupin e tyre.

Megjithëse gjetjet fillestare duken premtuese, nevojiten kërkime shtesë, përfshirë efektet negative, përpara se të fillojnë provat në njerëz.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

“Në Kosovë paguhesh më mirë në ndërtim sesa unë si gazetar”-Kafexhiu: Por pse ikin

Gazetari Muharrem Kafexhiu tha për “Good Morning Albanians” se në Kosovë, më shumë paguhesh si punëtor ndërtimi se sa si gazetar. Megjithatë ai thase pavarësisht...

Studimi: 150 mijë qytetarë mund të largohen nga Kosova në 2024

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini, pak ditë më parë tha se në bazë të një hulumtimi nga Instituti “Riinvest” pritet...

Shefi i OKB-së paralajmëron për “katastrofë humanitare” në Gazë

Edhe të enjten, Izraeli vijoi sulmet ndaj militantëve të Hamasit në qytetet më të mëdha të Rripit të Gazës, duke shkaktuar vdekjen e 350...

TË FUNDIT

Ligjvënësve amerikanë po u mbaron koha për të miratuar ndihmat për Ukrainën

Ndërsa kanë mbetur vetëm katër ditë pune para nisjes së pushimeve, Kongresi amerikan nuk është ende afër miratimit të kërkesës së Shtëpisë së Bardhë...

Scholz bën thirrje për solidaritet me hebrenjtë, në nisje të festës së tyre

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje të enjten për solidaritet me hebrenjtë në Gjermani, teksa  ka ndezur qiriun e parë në nisje të...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×