English

Njihen vitet e punës pa dokumente, përfitojnë 30 mijë ish-punonjës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vitet e punës, të cilat për arsye të ndryshme nuk kanë dokumente, do të njihen  për efekt pensioni. Nisma ligjore pritet të miratohet vitin e ardhshëm, dhe do të ndihmojë mijëra njerëz, të cilët për këtë shqetësim iu drejtoheshin gjykatave ose pranonin pensionin për vitet minimale të punës.

- Advertisement -

Projektligji u miratua këtë javë në qeveri dhe tashmë pritet të kalojë në parlament.

Sipas propozimit, nga ligji do të preken personat që kanë punuar në kooperativat e ndërmarrjet bujqësore, nga mosha 18 vjeç deri në shpërbërjen e kooperativave në gusht ’91. Po ashtu, vitet pa dokumente do të njihen edhe për punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore deri në vitin 1993.

Por ka dhe kritere për të verifikuar deklaratën që do të bëjë çdo individ përmes kësaj nisme. Përmes deklarimit, çdo aplikim do të vlejë për ata që kanë qenë me vendbanim, në zonën ku operonte kooperativa.

Në total, nga ky ligj përfitues pritet të jenë 30 mijë individë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?