English

Nju Jork drejt krizës, kryebashkiaku De Blasio paralajmëron mungesë rezervash mjekësore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Coronavirusi në Nju Jork do të përkeqësohet, dëmet do të jenë më serioze si pasojë e mungesës së rezervave mjekësore”.

- Advertisement -

Deklarata është bërë nga kryebashkiaku Bill de Blasio, i cili ka paralajmëruar se pas 10 ditësh spitalet në Nju Jork do të vuajnë nga mungesa e pajisjeve.

“Dhe nëse nuk marrim më shumë pajisje dhe medikamente njerëzit do të vdesin”, ka paralajmëruar De Blasio.

Shteti i Nju Jorkut është kthyer në epiqendrën e coronavirusit në Shtetet e Bashkuara dhe thuajse gjysma e të prekurve ndodhet në këtë shtet.

Aktualisht në mbarë Amerikën llogariten 31,057 raste infektimi të konfirmuara dhe 390 vdekje.

 “Situata po bëhet më keq dhe në muajin prill dhe maj do të jetë akoma më keq”, deklaroi De Blasio.

Aktualisht Nju Jorku përbën 5 për qind të të gjithë rasteve me coronavirus në mbarë botën.

Ditën e diel, guvernatori Endriu Kuomo deklaroi se 15,168 persona kishin rezultuar pozitivë ndaj virusit, një rritje me mbi 4 mijë njësi krahasuar me ditën paraardhëse.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?