English

Nju Jork, shteti nuk izolohet pavarësisht rasteve rekord të COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, me anë të një postimi në Twitter, deklaroi se Nju Jorku nuk do të futet nën karantinë. Pavarësisht deklaratave të tij mëngjesin e së shtunës, ku thuhej se karantimi i New York ishte një mundësi e mirë për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19, Trump njoftoi se pasi është konsultuar me Task Forcën, Guvernatorët e Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Konektikatit janë të bindur se vendi nuk ka nevojë për karantinë pasi deri tani janë marrë të gjitha masat e nevojshme.

- Advertisement -

Ndërkohë që numrat e të infektuarve rriten orë pas ore, në një deklaratë të fundit, Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se numri i të prekurve ka arritur në 52,318 dhe numri i viktimave në 728. Cuomo u shpreh i bindur se lufta ndaj virusit do të fitohet jo duke qëndruar në mbrojtje por duke e sulmuar atë.  

Në Nju Jork tanimë do të ndërtohen katër spitale të përkohshme për të luftuar pandeminë. Po ashtu, zgjedhet primare të planifikuara për tu mbajtur në 29 prill do të shtyhen për 23 qershor.

Trump dhe Cuomo thanë se po bëjnë të pamundurën që të kthejnë jetën dhe ekonominë në normalitet. 

Presidenti premtoi se do të bëjë të pamundurën që bizneset të hapen sa më shpejt edhe pse nuk ishte i sigurtë nëse kjo mund të ndodhë para pashkëve, siç kishte deklaruar  më parë.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?