English

Nju Jorku dhe Los Anxhelosi mbyllin lokalet e restorantet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Nju Jork dhe Los Anxhelos është dhënë urdhër të mbyllen baret, restorantet, teatrot e kinematë, masa që janë ndjekur edhe nga shumë shtete të Amerikës së Jugut.

- Advertisement -

Banka federale e SHBA-ve, “US Federal Reserve”, ka ulur normën e interesit ndërkohë që banka të tjera qendrore kanë marrë masa të ngjashme e po aq agresive. Megjithatë, tregjet e bursës kanë vazhduar të kenë humbje.

Përveç dollarit amerikan dhe tregjeve aziatike, edhe bursat europiane janë hapur me më pak pikë.

Drejtuesit e vendeve të G7 pritet të bëjnë një mbledhje me videokonferencë të hënën për të diskutuar bashkëpunimin e mundshëm në përgjigje të coronavirusit.

Këto masa janë të ngjashme me 10 vite më parë, kur nisi kriza financiare. Por këtë herë të gjithë kanë një armik të panjohur, një krizë shëndetësore që po përhapet shumë shpejt pa i lënë mundësinë askujt që të bëjë parashikime të sigurta se kur mund të mbarojë.

Deri tani, sëmundja ka infektuar 169 mijë njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë gati 6500.

Në Europë, Spanja dhe Franca kanë ndjekur hapat e Italisë duke mbyllur të gjitha veprimtaritë e duke u kërkuar dhjetëra miliona njerëzve që të vetizolohen.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?