Planifikimi dhe vënia në jetë e Nord Stream 2, ka sjellur polemika të shumta në arenën ndërkombëtare. SHBA madje vuri edhe sanksione kundrejt shteteve që e ideuan këtë plan.
Çfarë është Nord stream 2?
Sistemi binjak i tubacioneve Nord Stream kalon nga Vyborg në Rusi deri në Lubmin afër Greifswald në Gjermani. Rruga e Nord Stream përshkon Zonat Ekskluzive Ekonomike të Rusisë, Finlandës, Suedisë, Danimarkës dhe Gjermanisë, si dhe ujërat territoriale të Rusisë, Danimarkës dhe Gjermanisë.
Nord stream 2 do të sigurojë një lidhje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe BE-së.
Dy tubacionet do të kalojnë në det të hapur në 1.224 kilometrash midis rezervave të mëdha të gazit në Rusi dhe tregjeve të energjisë në Bashkimin Evropian. Tubacionet binjake kanë aftësinë për të transportuar një total prej 55 miliardë metra kub (bcm) gaz në vit për bizneset dhe familjet në BE për të paktën 50 vjet.
Ndërsa projekti forcon tregun e energjisë në BE dhe forcon sigurinë e furnizimit, projekti është përcaktuar si “me interes evropian” nga Evropian dhe Këshilli Evropian.
Ndërtimi i Linjës 1 të sistemit të tubacioneve binjake filloi në Prill 2010, dhe përfundoi në Qershor 2011. Transporti i gazit përmes Linjës 1 filloi në mes të Nëntorit 2011. Ndërtimi i Linjës 2, i cili shkon paralel me Linjën 1, filloi në maj 2011 dhe ajo përfundoi në Prill 2012.
Krerët amerikanë shprehen se kjo do të rrisë varësinë e Europës kundrejt Rusisë dhe kanë njoftuar për sanksione të mëdha ekonomike kundrejt të dyja vendeve.
Miratimi i sanksioneve amerikane kundër tubacionit të gazit Nord Stream 2 konsiderohet si një veprim agresiv dhe kërcënon furnizimin me energji të europës.
Dr. Siegfried Fischer, Bashkëpunëtor i Lartë i Kërkimit i Institutit WeltTrends për Politikë Ndërkombëtare, bëri vërejtjet pasi Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një projektligj prej 738 miliardë dollarësh amerikanë, i cili përfshin edhe dispozita të diskutueshme për sanksione kundër Rusisë dhe Turqisë.
“Sipas mendimit tim, këto sanksione nuk janë të ligjshme, sepse ato janë ekstraterritoriale, ata po kërcënojnë njerëz dhe kompani që nuk gjenden në territorin amerikan, që nuk janë në pronësi të qytetarëve të Shteteve të Bashkuara. Për mendimin tim është veprim agresiv”, është shprehur ai.
Doktor Fischer gjithashtu theksoi se gazi natyror i Rusisë është thelbësor që Gjermania të tejkalojë hendekun e furnizimit me energji dhe theksoi se Nord Stream 2, i cili do të dërgojë 55 miliardë metra kub gaz natyror në vend çdo vit, do të ndihmojë në plotësimin e kërkesave gjermane.
“Të largohemi nga energjia bërthamore, të largohemi nga energjia e qymyrit, cfarë kemi atëherë? Ne kemi erë, diell, por prej shumë vitesh ne kemi nevojë për gaz. Kështu që kjo do të thotë se Gjermania do të jetë një treg shumë, shumë i madh dhe interesant për të gjithë palët”, ka shtuar më pas Fischer.
Me Rusinë që është me lehtësi eksportuesi më i madh i gazit natyror për vendet evropiane, Fischer tha se Sh.B.A. është nervozuar për Nord Stream 2 sepse kjo rrit influencën e Rusisë në kontinent.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara insistojnë në se veprimi i fundit i SHBA-së mund të jetë një kryqëzim i marrëdhënieve midis Sh.B.A dhe Gjermanisë dhe midis Sh.B.A dhe Evropës, sipas Fischer.
Ndërkohë që pala amerikane deklaron se me anë të projektligjit ata synojnë të mbrojnë sigurinë e energjisë evropiane duke vendosur sanksione në lidhje me tubacionet e energjisë përfshirë Nord Stream 2 dhe TurkStream, i cili kalon në Turqi përmes Detit të Zi.
Sanksionet e SHBA-së shihen si një provë durimi, për të treguar se deri në ccfarë pike Europa mund të tolerojë. Megjithëse edhe Gjermania edhe Rusia kanë reaguar përmes liderëve të tyre.
Monopoli rus i gazit Gazprom që e mbështet projektin, nuk pranoi të komentojë ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia planifikonte të vazhdonte me tranzitin e gazit. Ai tha se Rusia planifikoi të vazhdojë transportimin e gazit përgjatë tubacionit të Ukrainës, pavarësisht kostos.
Kancelarja gjermane Angela Merkel reagoi kundrejt Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve në lidhje me Nord Stream 2, një tubacion binjak që shtrihet 1.230 kilometra nga Rusia për në Gjermani përmes Detit Baltik, i cili është planifikuar të fillojë funksionimin në mes të vitit 2020. Ajo u shpreh e vendosur për të vazhduar më tutje.
“Ne jemi kundër sanksioneve të jashtme dhe jo vetëm për shkak të rezolutës së djeshme, por edhe në lidhje me Iranin. Unë nuk shoh ndonjë mënyrë tjetër, përvec bisedimeve, ne tolerojmë praktika të tilla, që sanksionet e tilla nuk funksionojnë”, është shprehur kancelarja gjermane.
Merkel shtoi se tani duhet të presin dhe të shohim se si të përparojnë me Nord Stream.
“Unë e përmenda tashmë, dhe kjo është e rëndësishme për mua, në këtë moment po zhvillohen bisedime me Ukrainën rreth një traktati për gazin natyror pas 31 Dhjetorit 2019 dhe jam e sigurt që këto bisedime do të shkojnë mjaft mirë“ tha ajo.
Në vazhdim të deklaratës së saj zonja Merkel u shpreh e bindur që një vendim i tillë, i marrë nga SHBA nuk i shërben aspak bashkëpunimit midis dy vendeve. Kjo shihet si nga pala ruse po ashtu ajo gjermane si shkelje e paprecedentë e ligjit ndërkombëtar.