English

Nuk arrihet marrëveshje për klimën, shtyhet konferenca COP25

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zyrtarëve nga pothuajse 200 vende të botës do ju duhet të qëndrojnë më gjatë në Madrid, pasi nuk ja kanë dalë të arrijnë në marrëveshje në një prej takimeve kyç të klimës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

- Advertisement -

Kili, vendi ku po mbahen bisedimet, ka thënë se ndërmjetësit e COP25 do të vazhdonin të punonin në dy fronte, duke u munduar të arrijnë marrëveshje për mbështetje financiare për vendet e varfra të cilat janë prekur nga ndryshimet klimatike dhe tregu ndërkombëtar i karbonit.   

Vendet e Bashkimit Evropian dhe jo vetëm, kanë thënë se do të preferonin të mos i finalizonin rregullat mbi tregun e karbonit sesa të pranonin rregulla që mund të minojnë përpjekjet për të ulur emetimet e gazit serë.

Ekonomistët thonë se lejimi i kompanive dhe vendeve të pasura për të investuar në masa që e ulin përdorimin e karbonit, si për shembull mbrojtja e pyjeve në vende të varfra mund të kthehej në një mënyrë jetike për të ulur emetimet, me kusht që tregjet të jenë transparente dhe mos të ketë numërime të dyfishta.  

“Të gjithë jemi duke parë për një kompromis,” tha Frans Timmermans, një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian për çështje të klimës tha më herët gjatë së premtes. “Por në asnjë lloj mënyrë nuk mund të pranojmë një kompromis i cili cenon integritetin mjedisor”.

Një tjetër temë që është diskutuar është mbështetja financiare e vendeve të varfra, të cilat i vuajnë më tepër pasojat e ndryshimeve klimatike, nga stuhitë e forta, tek thatësira dhe rritja e nivelit të detit. Vetë ekzistenca e Ishujve Marshall është në rrezik nga rritja e nivelit të detit.

Në 2013, vendet ranë dakord për një sistem i cili mund të kanalizonte ndihmat e tilla, i njohur si Mekanizmi Ndërkombëtar i Varshavës.  Por disa vende të pasura, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, i kanë rezistuar përpjekjeve për t’i mbajtur ata zyrtarisht përgjegjës për ndikimin që kanë në emetimin e gazrave serë mbi klimën, duke shkaktuar kritika nga vendet në zhvillim.  

Presidenti Donald Trump zyrtarisht nxori Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Klimës në Paris në 2015, një proces që do të hyjë në fuqi më 4 nëntor 2020, një ditë pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale amerikane.

Megjithatë, dhjetëra vende kanë deklaruar se do të paraqesin synime më ambicioze të emetimeve vitin e ardhshëm, edhe pse analistët kanë deklaruar se angazhimet e bëra deri më tani nuk janë të mjaftueshme.

Shkencëtarët kanë llogaritur që emetimet në  rang botëror duhet të bien me 7.6 për qind në vit duke nisur nga viti tjetër.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?