English

Nuk deklaroi tufat me euro në kufi, procedohet 60-vjeçari në Gjirokastër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 60-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Pikën Kufitare të Kakavijës, pasi në çantën që mbant me vete iu gjet një shumë prej 25 mijë euro të cilën nuk e kishte deklaruar.

- Advertisement -

Shuma e parave, e padeklaruar nga ky shtetas, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

“Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi J. K., të cilit iu gjetën në çantë, 25 000 euro.

Shuma e parave, e padeklaruar nga ky shtetas konform ligjit në fuqi, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. K., 60 vjeç, banues në fshatin Zagori”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×