Në policinë e Kosovës ka shkuar një denoncim për zhdukjen e dy fëmijëve.
Ka qenë babai i fëmijëve ai i cili i alarmuar ka denoncuar në postën e policisë në Fushë-Kosovë, largimin nga banesa të dy fëmijëve të tij.
Nga ana e policisë së kosovës bëhet me dije se rasti është duke u trajtuar nga njësitë policore dhe po vijon puna për gjetjen e fëmijëve.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti është duke u trajtuar dhe hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raport.
LEXO GJITAHSHTU:
- Po vendosnin skedina, e ‘pësojnë keq’ të rinjtë në Tiranë. Çfarë iu gjeti policia.
- Ishte kthyer në ‘tmerrin’ e banesave, arrestohet 32-vjeçari në Lezhë