Një transferim i mundshëm i Kristiano Ronaldos te Bajerni i Mynihut, mbetet kryefjala e kësaj merkatoje verore.
Por duket se bavarezët i kanë mbyllur ‘derën’, përfundimisht 37-vjeçarit portugez, pas deklaratës së fundit të një prej drejtueseve, Oliver Kan.
Ai tha për Bild se Bajerni nuk do të transferojë asnjë sulmues për të zëvendësuar Levandovskin, i cili tanimë është lojtar i Barcelonës.
“Ne nuk do të transferojmë asnjë sulmues, për këtë nuk ka diskutime. Ne i kemi opsionet tona në skuadër. Zirkze, Çupo-Moting dhe të riun Matis Tel”, u shpreh Kan.
Ronaldo ka përsëritur kërkesën e tij për t’u larguar nga Mançester Junajtid edhe pas bisedimeve që ka zhvilluar së fundmi me drejtuesit e klubit.
Ronaldo dhe agjenti i tij Horge Mendez zhvilluan takime në Carrington të martën, por pozicioni i tij mbetet i pandryshuar dhe ai dëshiron të luajë për një klub në Ligën e Kampionëve dhe të fitojë trofe
LEXONI GJITHASHTU
- Kristiano Ronaldo kërkon sërish largimin nga Mançester Junajtid
- ‘Nuk është i denjë për fanelën’, tifozët e skuadrës spanjolle kundër Ronaldos
- ‘Do e integroj në modulin tim’, Ten Hag shuan zërat për largimin e Ronaldos