English

“Nuk doja kurrë të vrisja motrën”, Gjykata lë në burg 40-vjeçaren

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Marsela Pushanin, e cila 2 ditë më parë vrau me thikë motrën e saj Amanda Pushani.

- Advertisement -

Në fjalën e saj para gjykatës 40-vjeçarja mësohet të jetë shprehur e penduar ndërsa ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie pasi nuk kush të kujdeset për nënën e saj.

‘Nuk do doja kurrë të vrisja motrën time. ‘Dua të më jepni një masë më të lehtë se nuk ka kush kujdeset për nënën”, mësohet të jetë shprehur Marsela Pushani.

Avokati i ka kërkuar gjykatës arrest shtëpie dhe ndryshim të kualifikimit të veprës në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Amanda Pushani është raportuar e vdekur nga familjarët e saj të shtunën rreth orës 11:40, në Tiranë. Pas autopsisë rezultoi se vdekja nuk kishte ardhur për shkaqe natyrale. 37-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të plagëve nga një mjet prerës.

40-vjeçarja Marsela Pushani, motra e viktimës dyshohet se e ka plagosur për vdekje Amandën pas një konflikti të çastit.

Kjo e fundit, sipas dëshmive, ishte e alkoolizuar dhe ditën e ngjarjes ishte në gjendje të dehur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?