English

‘Nuk është i denjë për fanelën’, tifozët e skuadrës spanjolle kundër Ronaldos

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kristiano Ronaldo ka shprehur qartë dëshirën e tij për t’u larguar nga Mançester Junajtid në merkaton e transferimeve gjatë verës.

- Advertisement -

Të shumta kanë qenë skuadrat të cilat lidheshin me një transferim të mundshëm të 37-vjeçarit, prej tyre edhe Atletiko Madrid.

Vetë presidenti i klubit, Enrike Cerezo shuajti zërat për kalimin e Ronaldos te skuadra spanjolle, duke përgënjeshtruar lajmet që qarkullonin në media.

Por duket se tifozët nuk janë mjaftuar me deklaratën e presidentit. Grupimet e organizuara të tifozëve të Atletikos kanë dalë me një komunikatë zyrtare ku nuk kursehen ndaj Ronaldos.

Tifozët e kanë bërë të qartë se nuk duan që të kenë portugezin në radhët e klubit të zemrës, pasi nuk e shohin si një lojtar të denjë për të veshur atë fanelë.

“Manifestojmë kundërshtinë tonë absolute ndaj një afrimi të mundshëm te Atletiko Madrid të Cristiano Ronaldos, një lojtar që përfaqëson antitezën e vlerave që qëndrojnë në themelet e klubit tonë: shpirtin e sakrificës, bujarinë, thjeshtësinë dhe bashkimin. Cristiano nuk mund të fitonte kurrë as dashurinë dhe as mirënjohjen tonë. Ndaj i kërkojmë klubit që të mos e blejë në asnjë mënyrë”, theksohej në komunikatën e tifozëve të Atletikos.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?