English

Nuk kanë ku të vetizolohen, karantinë mbi degë pemësh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa banorë në Bengalin Perëndimor të Indisë, të cilët duhet të vetizolohen për shkak të coronavirusit, kanë zgjedhur të krijojnë shtretër mbi degë pemësh për të ruajtur familjet dhe fqinjët nga sëmundja.

- Advertisement -

Shtatë fshatarë që sapo ishin kthyer nga qyteti i Çenait, ku punonin, u urdhëruan nga mjekët që të vetizolohen për 14 ditë.

Problemi është që në shtëpitë e vogla, me shumë pjesëtarë familjeje, ata nuk kanë dhoma ku mund të izolohen.

Për këtë arsye, kanë ndërtuar platforma në formë shtretërish në degët e pemëve të mëdha, ku kanë në plan të kalojnë periudhën e karantinës.

Kryeministri Modi dha urdhër që 1.3 miliardë banorët e Indisë të izolohen për tre javë, për të ndaluar përhapjen e coronavirusit të frikshëm.

India ka raportuar 979 raste të infektuarish deri tani, dhe 25 të vdekur. Në të gjithë botën deri më tani janë regjistruar 723 mijë persona të infektuar dhe 34 mijë të vdekur.

E hëna e 30 marsit, 2020, e ka gjetur botën me 723.700 persona të infektuar me COVID-19, dhe 34.018 të vdekur.

Qeveria spanjolle ka marrë kufizime edhe më të ashpra me shpresën për ta ndaluar përhapjen e coronavirusit COVID-19, ndërkohë që vdekjet arrijnë numër rekord.

Të gjithë punonjësit që nuk kanë detyra thelbësore do të rrinë në shtëpi deri më 9 prill. Kjo është masa më e ashpër e marrë që nga data 14 mars, kur u shpall gjendja e emergjencës.

Vendimi u miratua me një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë këtë të diel, ditë kur numri i vdekjeve arriti një shifër rekord, me 838 viktima.

Në Itali vdekjet dhe infektimet kanë qenë të larta, por me një ulje prej 10 deri në 15% se ditët e tjera, duke dhënë kështu shpresa të reja.

Për ekspertët shëndetësorë, kjo ulje tregon që kufizimet e marra kanë nisur të japin efekt.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?