Hemorragjia e largimit të mjekëve të rinj është një fenomen që nuk po ndalet. Vitet e fundit janë me qindra mjekët e sapodiplomuar që kanë lënë vendin.
Por të njëjtin trend duket se do të ndjekin edhe brezi i ri i mjekëve që po përgatitet. Gjetjet e raportit më të fundit të mbështetur nga Konrad Adenaur kanë nxjerrë në pah se 25% e studentëve të mjekësisë duan pa mëdyshje të largohen pas diplomimit.
Por cilat janë arsyet pse mjekët duan të largohen.
Problemi më madhor i studentëve është mungesa e pagesës gjatë kohës së specializimit, ku 60% janë kuota të lira.
Si arsye për të qëndruar afro 34% e studentëve e shohin të mundur të punësohen dy vjet në një zonë të largët me pagë 200. 000 lekë, ndërsa në një zonë urbane me pagë 80. 000 lekë do të punësoheshin vetëm 17.6% e tyre
LEXONI GJITHASHTU:
- Skandali te Onkologjiku, Koçiu: E papranueshme që mjekët të trajtojnë jetët si mall
- EMRAT| Hetimi për ilaçet e kimioterapisë, masa sigurie për 8 mjekë të Onkologjikut