English

Nuk “përtypet” barazimi në Durrës, Kukësi shkarkon trajnerin Duro

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kukësi ka harruar shijen e fitores, teksa ka barazuar 2-2 në ndeshjen e fundit të javës së 24-të të Kategorisë Superiore. Skuadra e Shpëtim Duros është befasuar në limitet e ndeshjes, duke mos marrë më shumë se 1 pikë nga transferta e Niko Dovanës.

- Advertisement -

Ndeshja nisi mirë për vendasit që shënuan të parët me Sherif Kallakun, i cili shndërroi një gol një 11-metërsh të fituar nga vetë ai, ndërsa pak sekonda para fundit të pjesës së parë Kukësi mori të drejtën e një penalltie, që u realizua saktë nga Vasil Shkurtaj.

Në pjesën e dytë Shkurtaj shënoi dhe golin e dytë personal, pas një aksioni mjaft të bukur të skuadrës kuksiane, por Teuta këmbënguli deri në fund, duke shënuar dhe golin e barazimit e duku i krijuar mundësinë Tiranës, që tashmë të ketë një diferencë prej katër pikësh me Kukësin e vendit të dytë. Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi për Kukësin që nuk arrin të fitojë në kampionat.

Barazimi me Teutën nuk i ka lënë një shije aspak të mirë drejtuesve që kanë marrë vendimin për të larguar nga detyra teknikun Shpëtim Duro. Në njoftimin e Kukësit, ky vendim justifikohet me mungesën e rezultateve në fillimin e fazës së tretë.

Në orën 14:00 Skënderbeu ka arritur një fitore në frymën e fundit në transfertën me Vllaznisë. Korçarët e gjetën rrugën e rrjetës në kohën shtesë me anë të Krasniqit. Laçi arriti të fitonte në Gjirokastër falë golave të Nwabueze dhe Xhixhës, ndërsa Bylis u ndal në shtëpi nga Flamurtari.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?