English

Nuk pranon bonusin e qirasë, 65-vjeçari rikthehet në godinën e pabanueshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rikthehen në godinat e shpallura të pabanueshme pas largimit prej hoteleve ku qëndronin përkohësisht, disa prej banorëve të prekur nga tërmeti.

- Advertisement -

Dilaver Murati është një prej tyre, i cili është kthyer në konviktin nr.1 në Laç pas përfundimit të afatit të qëndrimit në hotelin ku ishte vendosur së bashku me 5 anëtarët e tjerë të familjes në Lezhë.

“Tre muaj kam fjetur në hotel. Tani kemi 4 ditë që jemi kthyer këtu. Familjarët janë shpërndarë, disa qëndrojnë te daja, disa këtu”, tha Murati.

Konvikti është shpallur i pabanueshëm, por 65-vjeçari beson se godina nuk ka asnjë rrezik shembjeje. Pavarësisht kushteve të vështira të jetesës dhe shumë mungesave, Dilaveri nuk e pranon bonusin e qirasë.

“Derisa të më nxjerrin jashtë këtu do të qëndroj. Edhe atë bonusin e qirasë nuk e dua. Kërkoj vetëm vendstrehim” theksoi ai.

Nga ana tjetër çmimet e qirasë në qytetin veriperëndimor janë rritur sipas Dilaverit, duke e kapërcyer dhe vlerën që mund të përfitojë prej bonusit të qirasë. Për këtë arsye ai kërkon vetëm një vendstrehim.

“Shumë, 200 mijë. Vetëm një dhomë shkon 100 mijë lekë. Ja si puna e kësaj, 100 mijë lekë.  E shkatërruar. Të kisha çuar gjërat të paktën”, shtoi Dilaveri.

Edhe pse në kushte mbijetese, 65-vjeçari nuk harron të mikpresë me ato pak sende që i gjenden. Ai shpreson se në vend të fjalëve do të ketë veprime konkrete që do e nxjerrin prej gjendjes së vështirë ku ndodhet për momentin.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?