English

Nuk zbatuan kufizimin e ndalim-qarkullimit, gjobiten me nga 10 mijë lekë 165 këmbësorë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e shtetit ka nisur vendosjen e gjobave ndaj këmbësorëve që nuk i janë bindur aktit normativ të qeverisë lidhur me kufizimin e ndalim-qarkullimit.

- Advertisement -

Burime të policisë bëjnë me dije se në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët.

Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.

Mund të lexoni gjithashtu:

Thyen “shtetrrethimi”, penalizohen 74 shoferë dhe iu hiqet patenta

Fluks telefonatash për leje qarkullimi, policia sqaron: Oraret e lira nuk janë për qytetarët

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?