English

Numri 2 i policisë kalon vetingun, Aida Hajnaj pa probleme, kandidon edhe për kreun e BKH-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi në detyrë Aida Hajnajn, zëvendësdrejtore e përgjithshme e Policisë së Shtetit. Ajo rezultoi e pastër në 3 kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

- Advertisement -

Hajnaj garon në fazën finale edhe për postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit së bashku me 7 kandidatë të tjerë dhe ditën e djeshme mësohet se i është nënshtruar testit të së vërtetës, apo siç njihet ndryshe testi i poligrafit.

Disa ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i policisë së Ardi Veliu u konfirmua në detyrë nga komisioni i jashtëm i vlerësimit disa ditë më parë Kryepolici rezultoi pa probleme në të 3 komponentët e vlerësimit 

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të verifikojë në 3 komponentë 31 zyrtarët më të lartë të Policisë.

Ky Komision përbëhet nga 15 anëtarë. Pesë anëtarë të këtij Komisioni janë nga ILDKPKI, pesë të tjerë nga pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, si dhe pesë të tjerë nga radhët e avokatëve.

Komisioni i Jashtëm do të vlerësojë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe profesionalizmin për drejtuesit e lartë të Policisë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?