English

Nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar dhe 5 në kërkim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tre persona  janë arrestuar dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim pas një aksioni të policisë në malin e Tomorrit. Gjatë kontrollit në zonën e mbrojtur ata janë konstatuar duke larguar një mjet tip ekskavator.

- Advertisement -

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit.

Njoftimi i Policisë

Vijojnë kontrollet e shtuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme që shkaktojnë dëmtime në malin e Tomorrit.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në malin e Tomorrit, janë arrestuar 3 shtetas (1 prej tyre administrator subjekti) dhe janë shpallur në kërkim 5 administratorë të tjerë.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për Drejtorin dhe një Specialist të  AZDM-së, Berat.

Shërbimet e Policisë pas kontrollit të ushtruar ditën e djeshme, arrestuan në flagrancë  të shtetasve: B.  L., 49 vjeç, (administrator subjekti), F. L., 42 vjeç, (vëllai i administratorit), Sh. L., 43 vjeç, (kushëriri i tij), të tre banues në Berat. Gjatë kontrollit në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, janë konstatuar duke larguar mjetin ekskavatorë, të cilin dyshohet se e përdornin për të nxjerrë gurë dekorativë.

Në përfundim të veprimeve të kryera për konstatimet gjatë kontrolleve të kryera ditën e  djeshme, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 5 administratorë subjektesh të tjerë, konkretisht shtetasit L. Q., E. Q., B.L., D. L., dhe N. T., pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit L. H., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i AZDM Berat, dhe F. N., 55 vjeç, (specialistë në AZDM Berat), të dy banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale  “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura”, “Fshehje të ardhurave” dhe  “Mospagimi i taksave”.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?