English

Nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, e pësojnë administratorët e kompanive

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Beratit ka proceduar penalisht administratorët e dy subjekteve për nxjerrjen dhe përpunimin e gurëve dekorativë.

- Advertisement -

Pas kontrollove në terren policia konstatoi se kompanitë e administruuara nga shtetasit A. Gj., 55 vjeç, banues në Fier dhe D. Q., 45 vjeç, në mënyrë të kundërligjshme, merrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, si dhe mbetjet e subjekteve të tyre, ndotnin ujërat e lumit Osum.

Gjithashtu policia sqaron se nga verifikimet rezultoi se në njërin subjekt kishte punonjës të pasiguruar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi gurësh dekorativë, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i kontrolleve gjatë ditës dhe natës, që po kryhen me intesitet të shtuar gjatë kësaj periudhe, në të gjithë territorin e qarkut Berat, për të parandaluar dhe evidentuar krimet kundër mjedisit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit e Policisë Poliçan goditën 2 raste në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Gj., 55 vjeç, banues në Fier dhe D. Q., 45 vjeç, banues në Poliçan, administratorë subjektesh për nxjerrjen dhe përpunimin e gurëve dekorativë.

Nga kontrollet dhe verifikimet rezultoi se për llogari të subjekteve që administronin 2 shtetasit, merreshin në mënyrë të kundërligjshme, gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, si dhe nga mbetjet e subjekteve të tyre, ndoteshin ujërat e lumit Osum. Më tej rezultoi se në subjektin që administronte 55-vjeçari, ishin punësuar pa u siguruar, 3 shtetas.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi gurësh dekorativë që u gjetën në subjektet që administroheshin nga shtetasit A. Gj dhe D. Q., gurë të cilët dyshohet se janë përfituar ilegalisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×