English

“O Marius thuaji të më falë!”- Dëshmia e Tafanit: Si Laert Haxhiu vrau shokun

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një dëshmi tronditëse përpara Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu me detaje se si u organizua dhe u ekzekutua vrasja e Fridman Xhaferrajt, dikur pjesë e grupit të Laert Haxhiut.

- Advertisement -

Sipas Tafanit, urdhri për eliminimin e Fridmanit u dha nga vetë Haxhiu, pasi ky i fundit kishte dhënë deklarata në burg që rrezikonin bandën kriminale.

“Në makin Laerti  tha: ‘Do e vrasim Fridmanin’. Marigleni dhe Bledari zbritën më pas nga makina, ne vijuam për në Korçë. Në një rezervuar që shkuam, Laerti nuk e pëlqeu vendin. Ja rekomanduan Bledar Berberi dhe Mariglen Topuzi.”- rrëfeu Tafani.

Pasi mbërritën në Korçë, Tafani, Laerti dhe Lulzim Arapi shkuan në shtëpinë e Ligor Romçkës, një tjetër i përfshirë në rrjetin kriminal. Ishte pikërisht ky i fundit që i ndihmoi të gjenin vendin ku do të kryhej vrasja.

“Shkuam tek shtëpia e Ligorit. U nisëm për tek rezervuari Gjankshit, na çoi Ligori si i zonës. Laertit i pëlqeu. Lulzimin e lamë aty, shkuam dhe morëm një litar e një gomë makine,” vijoi dëshmia.

Fridmani u mor në makinë me pretekstin se do të ndihmonte në paketimin e hashashit, por sapo mbërritën në vendin e planifikuar, nisi ballafaqimi mes tij dhe Laert Haxhiut.

“E morëm Fridmanin në makinë, po s’i thamë gjë ku do shkonim. I thamë do paketojmë hashash. Sa mbërritëm, Laerti i thotë Fridmanit: ‘Po qysh ishte ai muhabet që ke thënë? Do flas, po s’më nxorët nga burgu?’ Ai tha: ‘Jo!’, qante i shkreti. Lutej: ‘O Marius, më thoshte, thuaj të më falë!’”

Ekzekutimi ndodhi menjëherë më pas, në mënyrë brutale.

“Gjuajti një herë Lulzimi me e kap në kokë, po ai lëvizi kokën. Pastaj Laerti i tha: ‘Vrite!’ Lulzimi i gjuajti mbrapa kokës, por ai merrte ende frymë. Pastaj i ramë me atë gomën. E lidhën me e dhe e futën në rezervuar.”

“E lidhën trupin edhe me gomë që ta fundoste në ujë. Njëherë e nxori në sipërfaqe, pastaj e lidhëm me gurë dhe e hodhën brenda”, tha Tafani.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?