Ribashkimi i grupit legjendar Oasis ka bërë bujë, ku fansat nuk kanë hezituar të blejnë biletat për koncertet që do të mbahen nga vëllezërit Noel dhe Liam Gallagher.
Mediat e huaja bëjnë me dije se biletat për 17 datat e turneut në stadiumin Wembley të Londrës u shitën të gjitha brenda disa orësh, ku çmimi i tyre ka arritur deri në 6 mijë paund.
Mësohet se vetëm ditën e djeshme janë shitur 1.2 milionë bileta.
Sakaq flitet qe se grupi do të shtojë edhe më shumë koncerte në turneun e tyre 17-ditor të ribashkimit, në përpjekje që fansat e tyre të mos zhgënjehen.
Oasis u bëri thirrje njerëzve të mos rishesin biletat me çmime më të larta në faqet e internetit që nuk janë të lidhura me promovuesin e tyre pasi nëse kjo do të ndodhë, biletat do të anuloheshin.
Noel dhe Liam Gallagher njoftuan të martën se kishin lënë prapa mosmarrëveshjet e tyre, duke konfirmuar ribashkimin e shumëpritur të grupit.
Grupi u shpërtheu në vitin 2009 pas një përleshjeje mes vëllezërve në festivalin Rock en Seine në Paris.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sulmet ndaj koncertit të Taylor Swift, pranga terroristit të tretë
- Planifikoi sulmin terrorist në koncertin e Taylor Swift, në pranga shqiptari nga RMV