English

Objektivi i BE-së, nga 2027-a epoka e karburanteve ruse merr fund

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkimi Evropian ka caktuar vitin 2027 si afatin brenda të cilit 27 vendet anëtare, nga ato tërësisht tokësore tek ato bregdetare, nuk duhet të furnizohen më me naftë dhe gaz rus, që kanë vazhduar të tregtohen nga blloku pavarësisht luftës brutale në Ukrainë.

- Advertisement -

Shkëputja do të bëhet gradualisht, së pari me një ndalim të kontratave të reja dhe afatshkurtra brenda 2025-s. Në një fazë të dytë do të jenë kontratat afatgjata, që përbëjnë 2 të tretat e gazit rus e që do të përfundojnë brenda 2027-s.

Kufizime të tjera do të vendosen gjithashtu për të ndalur atë që njihet si flota hije e Rusisë, që transporton në mënyrë të fshehtë naftën dhe gazin e lëngshëm rus, si dhe ndalimi i uraniumit dhe materialeve të tjera bërthamore ruse.

Çdo shteti anëtar do t’i kërkohet të hartojë një plan kombëtar për të treguar se si do të heqë dorë nga materialet energjetike ruse.

Plani, që duhet të kthehet në ligj para se të hyjë në fuqi, ishte parashikuar të publikohen në 100 ditët e para të Komisionit të ri, por u shty disa herë për shkak të pasigurive që erdhën nga përpjekja e Donald Trump për të negociuar mes Rusisë dhe Ukrainës.

Por disa shtete anëtare të konsideruara si miqësore ndaj Rusisë e kanë kundërshtuar planin evropian. Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico e ka quajtur atë “tërësisht të papranueshëm” për vendin e tij dhe ka paralajmëruar se qeveria e tij do të vendosë veton. Sinjale të ngjashme kanë ardhur edhe nga Hungaria e Viktor Orban.

Por presidentja Ursula von der Leyen e ka përjashtuar mundësinë e rifillimit të blerjeve të karburanteve ruse pas përfundimit të luftës në Ukrainë, duke theksuar se një gjë e tillë do të përbënte një “gabim të përmasave historike për Evropën”.

“Dua të jem shumë e qartë: epoka e karburanteve ruse në Evropë po shkon drejt fundit”, ka thënë Von der Leyen teksa i është drejtuar ligjvënësve evropianë të mërkurën në Strasburg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?