English

OBSH: Bien shifrat e personave të prekur nga coronavirus jashtë provincës së Hubeit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ekspert në Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar njerëzit që të shmangin  stigmatizimin e të tjerëra teksa coronavirusi COVID-19, ka infektuar deri më tani 71 mijë persona në mbarë botën, me 70,548 persona të infektuar në Kinë

- Advertisement -

Dr. Michael Ryan ka shpjeguar se edhe pse coronavirusi është serioz, ai ka prekur një numër shumë të vogël personash jashtë provincës së Hubeit në Kinë.

Coronavirusi, emri i të cilit është rënë dakord nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që të jetë.

Numri i viktimave në Kinë është 1,770, ndërsa në Hong Kong, Francë, Filipine, Japoni dhe Tajvan ka vdekur nga një person në secilin shtet.

Ndërkohë, autoritetet kineze shpallën të dielën një rënie të rasteve të reja të coronavirusit për ditën e tretë radhazi.

Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë së Kinës tha se masat e marra nga vendi kanë penguar përhapjen e virusit dhe kanë dhënë një efekt pozitiv.

Teksa reagimi i Kinës për mënyrën sesi është trajtuar virusi është lavdëruar, disa analistë thanë se po bëhet e qartë që udhëheqësit e vendit ishin në dijeni të gjendjes së rëndë të të situatës shumë më para se të binte alarmi.

Infeksionet në anijen e pushimeve

Japonia tha të dielën se janë konstatuar 70 raste të reja të COVID-19 në anijen e pushimeve që është vënë në karantinë në Jokohama.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera po përgatiten që të evakuojnë shtetasit e tyre nga anija.

Japonia tha se 355 të infektuar janë konfirmuar tashmë në bordin e anijes “Diamond Princess”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?