English

OBSH: Coronavirusi mund të përhapet në çdo shtet të botës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Coronavirusi COVID-19 ka vazhduar të përhapet me shpejtësi, duke e zgjeruar hartën në Azerbajxhan, Bjellorusi, Meksikë, Irlandë, Nigeri.

- Advertisement -

Në ditët e fundit, 14 vende kanë raportuar 24 raste të prekurish vetëm nga personat që kishin udhëtuar në Itali.

Ndërsa nga Irani janë eksportuar 97 raste të reja, në 11 vende të ndryshme të botës, sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH, Tedros Ghebreyesus.

Meksika ka konfirmuar sot rastin e tretë, duke u bërë vendi i dytë në Amerikën Latine, pas Brazilit që një ditë më parë kishte zbuluar një person që vinte nga Italia.

Ndërkohë, në Iran, shifra e të vdekurve ka shkuar në 43, dhe autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga shtëpitë.

Azerbajxhani dhe Bjellorusia i konfirmuan rastet e para këtë të premte, më 28 shkurt.

Ministri i shëndetësisë në Bjellorusi, Vladimir Karanik, tha se pacienti i verifikuar ishte një student nga Irani, i cili ishte vizituar pasi kishte pasur temperaturë dhe skuqje të grykëve.

Pacienti është shtruar në spital, dhe personat me të cilët ndante banesën po mbahen gjithashtu në izoluar.

Në Azerbaixhan, autoritetet njoftuan të premten se një nënshtetas rus që udhëtonte nga Irani kishte rezultuar i infektuar me coronavirus.

Numri i të prekurve në Korenë e Jugut është rritur me më shumë vrull, me 594 raste të reja brenda një dite, që e çon totalin në 3150 të prekur.

Ndërsa nga Kina, në 24 orët e fundit janë zbuluar 329 të prekur me coronavirus.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se pas zbulimit të një rasti edhe në Nigeri, në zonën subsahariane, tani pritet që virusi të përhapet ndoshta edhe në çdo shtet pa përjashtim.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?