English

OBSH paralajmëron: Masat kufizuese të hiqen ngadalë e me kujdes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vendet që po konsiderojnë lehtësimin e masave kufizuese kundër COVID-19 duhet ta bëjnë këtë hap pas hapi dhe me kujdes, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

- Advertisement -

“Nuk mund të ndodhin njëkohësisht,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë konferencës së përditësimit për mediat.

“COVID-19 merr vrull shumë shpejt, por e humb këtë vrull shumë më ngadalë. Thënë me fjalë të tjera, rruga e zbritjes është shumë më e ngadaltë sesa ngjitja”, tha ai.

Më tej, Dr Tedros tha se coronavirus ishte “dhjetë herë më vdekjeprurës së pandemia e gripit të vitit 2009” dhe se transmetohet më shpejt nga njeriu tek njeriu.

“Kjo do të thotë që masat kufizuese duhet të hiqen ngadalë dhe me kujdes”.

Dr Maria Van Kerkhove e Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH shtoi se ishte shumë e rëndësishme që Europa të mos i heqë njëkohësisht kufizimet.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?