Nënkryetari I Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka bërë publike ofertën që kryetari i partisë së tij i ka bërë kreut të LDK-së, Isa Mustafa.
Në letrën e publikuar nga Bislimi, Kurti propozon rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14, duke mbajtur 5 për vetë, 6 për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe 3 për komunitetet pakicë.
Po ashtu, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti propozon një përpilim të përbashkët për çështjen e presidentit, ku LDK-ja do të bënte draftin e parë, duke përfshirë një qëndrim për presidentin aktual, përpjekjen për konsensus dhe kufizimin karshi marrëveshjeve eventuale ndaj ish-partive që kanë qenë së fundmi në pushtet.
Po ashtu, Kurti propozon riorganizim dhe ndarje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në dy ministri; Kultura dhe Sporti t’i bashkohen Ministrisë së Arsimit, ndërsa Sporti asaj të Shëndetësisë.