English

OFL i kërkon burimin e pasurisë Dritan Dajtit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dritan Dajti, duhet të përgjigjet për pasurinë edhe pse ndodhet në burg. 48-vjeçari duhet të justifikojë burimin e të ardhurave të tij, duke iu përgjigjur pyetjeve me shkrim të formularit të vetëdeklarimit që ia ka dërguar Operacioni Forca e Ligjit (OFL), brenda një kohe prej 48 orësh.

- Advertisement -

Dajti u rikthye në vëmendjen e publikut dhe institucioneve qeveritare vitin e kaluar, pasi një trupë gjykuese e apelit të Krimeve të Rënda, e përbërë nga gjyqtarë të deleguar nga apelet në rrethe, pranuan gjykimin e shkurtuar duke i hequr burgimin e përjetshëm dhe duke e dënuar përfundimisht vetëm me 25 vite burgim.

Folmulari i vetëdeklarimit i është dërguar gjithashtu edhe Xhevdet Troplinit, me banim në qytetin e Durrësit. Ai është dënuar për trafik narkotikësh. Troplini i njohur me pseudonimin “Poja” zotëron disa biznese dhe aktivitete tregtare.

Në vitin 2006 ai është arrestuar për trafik heroine. Familja e tij gjithashtu njihet për ndikimin e madh që kanë krijuar në portin e qytetit të Durrësit. Një ditë më parë policia bëri kontroll edhe në mjetin e tij të blinduar.

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) është shprehur me anë të një deklarate për mediat se po kryejnë veprime të pandërprera dhe komplekse për të dënuar personat që nuk arrijnë të justifikojnë pasuritë e tyre.

“OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special”, është shprehur Operacioni Forca e Ligjit.

Përgjatë 10 ditëve aksion nga OLF-ja, formulari për vetëdeklarim të pasurisë u është dërguar 15 personave të njohur të botës së krimit, ndërsa në kushtet e emergjencës janë sekuestruar disa biznese e prona në Shijak dhe qytetin e Shkodrës si dhe disa automjete të blinduara.

Javën e ardhshme SPAK pritet të dalë me vendimet e para nëse do t’i dërgojë në gjykatë dosjet dhe formularët që i janë dorëzuar gjatë kësaj kohe nga Operacioni Forca e Ligjit.

Struktura e posaçme OFL parashikon kontrollin e pasurive të personave që janë dënuar për vepra të rënda penale në vitet e shkuara, si dhe sekuestrimin e pasurive të tyre në rastet e dyshimeve. OFL është në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në këtë rast Ardi Veliu, dhe drejtohet nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale. Kjo strukturë, së bashku me drejtorin e policisë, merr fuqi ligjore që i lejojnë të anashkalojnë Prokurorinë dhe Gjykatën. Ajo ka në përbërje të saj punonjës të Policisë së Shtetit dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

Përveç aksesit në database-in e Policisë së Shtetit, OFL-ja ka akses në informacionin apo bazën e të dhënave të institucioneve publike, përfshirë sistemin TIMS. Në shënjestër paketës anti KCK janë të gjithë personat e dënuar apo që janë nën hetim për 44 vepra të rënda penale, ku përfshihen organizata kriminale, banda e armatosur, grupet kriminale, vrasjet, organizatat terroriste, rrëmbimet, pengmarrjet, trafiqet e armëve dhe të drogës, prostitucioni, vjedhjet etj. Njësia speciale e përbërë nga 50 oficerë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?