English

OFL letër “Ben Qimes” dhe Saimir Taullaut: Justifikoni pasurinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Ben Qimja” njihet si njeriu që ka sfiduar disa herë policinë, prokurorinë dhe gjykatat.

- Advertisement -

Akuzat ndaj tij kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa tashmë është i lirë.

Pak vite më parë u rrëzua edhe kërkesa e Italisë për ekstradimin e Ben Qimes drejt vendit fqinj për trafik kokaine, ndërsa tashmë sipas policisë do të duhet të justifikojë burimin e pasurisë si person nën hetim në Itali për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Emri i dytë që u listua sot nga Operacioni Forca e Ligjit është edhe Saimir Taullau.

Ai njihet në qytetin e Lushnjës si rival i Bandës së Lushnjës ndërsa u ka shpëtuar dy atentateve, i fundit në tetor të 2017-s.

Pas vrasjes së të vëllait Taullau ka dëshmuar edhe në gjyqin kundër Aldo Bares. Ai njihet si biznesmen në Lushnje, ndërsa policia dyshon se të ardhurat e tij vijnë nga veprimtari kriminale.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për ndjekje të mëtejshme.

Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre.

Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët”, – thuhet në deklaratën e OFL.

Sipas OFL-së, gjatë kësaj periudhe janë dërguar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar materialet për 7 subjekte.

Në lidhje me këtë operacion, ashtu si një ditë më parë edhe sot, ambasadori Luigi Soreca deklaroi nga Kakavija se BE do ta monitorojë nga afër zbatimin e tij.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?