English

OFL u bllokoi pronat pengmarrësve të Prengës, SPAK kërkon sekuestrim përfundimtar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Posaçme, gjatë katër ditëve të fundit ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për sekuestrimin e pasurisë për shtatë raste të paraqitur nga OFL.

- Advertisement -

Mes këtyre rasteve, gjendet bllokimi i pasurive në Shijak të personave të përfshirë në peng marrjen e Jan Prengës. Bëhet fjalë për bllokimin e një resorti, sipërfaqe toke dhe disa automjeteve. 

Gjithashtu mes këtyre rasteve janë dhe pasuritë e Saimir Taullaut, kundërshtarit të Aldo Bares, të cilit disa ditë më parë iu kërkua plotësimi i formularit të deklarimit të pasurisë.

Kërkesat e SPAK drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, tregon se mesa duket këta persona nuk kanë qenë në gjendje të justifikojnë pasuritë në rrugë ligjore.

Nga ana tjetër, SPAK ka vendosur heqja e masës së sekuestros (në kushte emergjence) të vendosur me Urdhrin Nr.138 datë 04.02.2020, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për pasurinë “Banesë 1 (një) kat, e ndodhur në Shkodër”, pasi u vlerësuar që është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.

Tashmë, pritet që brenda 45 ditëve Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të shprehet për rastet në fjalë.

Pronat e dërguar nga SPAK në në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar:

  • Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.
  • Automjeti, marka “Jeep”, vit i prodhimit 2008.
  • Automjet, marka “Audi A8”.
  • Vilë katërkatëshe e ndodhur në Pjezë, Durrës.
  • Kompleksi “Golden Resort”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.
  • Karburanti “ALT OIL 2008”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.
  • Vilë dykatëshe, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
  • Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 3280 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
  • Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 398 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
  • Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 561 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
  • Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.
  • Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.
  • Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.
  • Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.
  • Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.
  • Automjeti tip “JEEP”,  me ngjyrë të errët

 

Gjithashtu mund të lexoni: OFL bllokon 20 milionë euro prona në 22 ditë

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?