English

OFL “zhduk “nga qarkullimi makinat e blinduara. Nga 470 mjete gjithsej, janë sekuestruar shumë pak

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në fokusin e Operacionit Forca e Ligjit janë edhe automjetet e blinduara, disa prej të cilave janë sekuestruar nga policia. Me urdhër të ministrit Sandër Lleshaj janë pezulluar dhëniet e autorizimeve për këto mjete. Ndërkohë, Euronews Albania ka siguruar të dhënat se në cilat qytete qarkullojnë më shumë këto mjete, që zotërohen edhe nga personazhe të botës së krimit.

- Advertisement -

Në një shkresë drejtuar policisë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj urdhëroi pezullimin e dhënies së autorizimeve për mjetet e blinduara pasi në disa raste ato posedohen nga individë me precedent penalë dhe vihet re mungesë informacioni në rastet e ndërrimit të pronësisë.

Ndonëse shkresa daton para nisjes së Operacionit Forca e Ligjit, disa automjete janë sekuestruar nga policia, mes tyre ato të Lulzim Berishës, Saimir Tullaut, Durim Bamit dhe Vladimir Gjutës. Por sa automjete të blinduara qarkullojnë në Shqipëri?

Euronews Albania ka siguruar të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor ku rezultojnë 470 mjete të blinduara, 118 prej të cilave zotërohen nga individët. Tirana mbetet e para në listë, ndjekur nga Durrësi, Fieri e Shkodra.

Por nga 118 autovetura që zotërojnë individët, shumë pak prej tyre po qarkullojnë këto kohë. Sipas burimeve nga policia, të vënë në dijeni për urdhrin e ri, pronarët e tyre i kanë fshehur. Nga ana tjetër, po burime nga uniformat blu bëjnë me dije se numri i individëve që lëvizin me mjete të blinduara është edhe më i lartë për shkak se i marrin në përdorim nga shërbimet private të sigurisë fizike. Një urdhër tjetër i drejtorit të Departamentit për Sigurinë publike, Gjovalin Loka kërkon pezullimin e procedurave për mjetet e blinduara deri në rregullimin e udhëzimit të ministrit të Brendshëm dhe atij të Transportit të vitit 2006.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?