English

OKB bën thirrje për vazhdimin e financimit të agjencisë së ndihmës në Gazë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje shteteve që të vazhdojnë financimin e agjencisë kryesore që ofron ndihmë në Gazë, pasi dhjetëra punëtorë të agjencisë u akuzuan se kanë marrë pjesë në sulmin në Izrael që nxiti luftën katër muaj më parë.

- Advertisement -

Më 7 tetor, Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, sulmoi jugun e Izraelit, duke nxitur luftën e fundit.

Mosmarrëveshjet lidhur me agjencinë kryesore që dërgon ndihmë për palestinezët vijnë në kohën kur zyrtarët amerikanë thanë se negociatorët janë afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi. Një marrëveshje e tillë do të mundësonte dy muaj ndalje të dhunës më vdekjeprurëse ndonjëherë mes izraelitëve dhe palestinezëve, që ka nxitur paqëndrueshmëri në mbarë Lindjen e Mesme.

Antonio Guterres paralajmëroi se agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, e njohur me akronimin UNRWA, do të detyrohet të reduktojë ndihmën për më shumë se 2 milionë palestinezë në shkurt. Enklava bregdetare është mbërthyer nga një krizë e rëndë humanitare, me çerekun e popullsisë që po përballet me uri.

“Aktet e neveritshme të supozuara të këtyre anëtarëve të stafit duhet të kenë pasoja”, tha Guterres përmes një deklarate.

“Por, dhjetëra mijëra burra dhe gra që punojnë për UNRWA-në, shumica nga të cilët punojnë në situatat më të rrezikshme për punëtorët humanitarë, nuk duhet të penalizohen. Nevojat e mëdha të popullatës së dëshpëruar për të cilët ata shërbejnë, duhet të përmbushen”, shtoi ai.

Ai tha se nga 12 punëtorët e akuzuar për pjesëmarrje në sulm, nëntë janë larguar nga puna menjëherë, një është konfirmuar i vdekur dhe “identiteti i dy të tjerëve duhet të qartësohet”. Guterres tha se të gjithë do të mbahen përgjegjës, përfshirë edhe me ndjekje penale.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×