Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut publikoi një raport ku listohen për kompanitë të cilat janë të lidhura me vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Në lajm që ngjalli zemërimin e Izraelit por një reagim pozitiv nga Palestina sipas së cilës ky raport është një fitore ndaj ligjit ndërkombëtar.
Raporti përmend 112 njësi biznesesh duke nënvizuar se ka plot arsye për të arritur në përfundimin se këto subjekte janë të përfshira në një seri aktivitetesh në vendbanimet hebraike..
Përfshirja në listë nuk ka implikime ligjore të menjëhershme për kompanitë. Megjithëse Palestinezët dhe pjesa më e madhe e botës i shikojnë vendbanimet si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kundërshtojnë një gjë të tillë.
Por çështja është shumë e ndjeshme pasi kompanitë e listuara mund të jenë në shënjestër të bojkotimeve ose largimeve që synojnë forcimin e presionit ndaj Izraelit mbi vendbanimet e Bregut Perëndimor.
Zëdhënësi i Zyrës për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara Rupert Colville, tha se nuk kjo ishte një listë e zezë dhe as nuk i cilëson veprimtaritë e ndonjë kompanie si të paligjshme. Ende nuk ka një reagim nga Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i Izraelit, por Ministri i Jashtëm i Izraelit, Izrael Katz e quajti raportin një “kapitullim të turpshëm” për grupet anti-Izraelite.
Rreth 600,000 hebrenj jetojnë në 140 vendbanime të ndërtuara që nga okupimi i Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor në vitin 1967. Vendbanimet konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, megjithëse Izraeli gjithmonë e ka kundërshtuar këtë.
Pak ditë më parë, Presidenti amerikan Donald Trump zbuloi një plan paqeje që mund t’i hapë rrugën Izraelit të aneksojë vendbanimet.
Në një fjalim në Këshillin e Sigurimit Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas përsëriti kundërshtimin e tij ndaj planit të kreut të Shtëpisë së Bardhë duke përshkruar shtetin e propozuar palestinez se dukej “si një djathë zviceran”.