English

Oliver Giroud njofton tërheqjen nga Franca: Ndihem i lodhur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ai është golashënuesi më i mirë me kombëtaren e Francës në histori, por si çdo fillim ka dhe një fund, Oliver Giroud pas kampionatit evropian do të tërhiqet nga trikolorët. Lajmin e ka konfirmuar vetë sulmuesi 37-vjeçar, i cili është ftuar nga trajneri Deschamps në listën paraprake të Euro 2024. Francezi pohoi se ndihet i lodhur e ka konsumuar shumë energji, ndërsa ky është vendimi i duhur.

- Advertisement -

“Për të qenë i sinqertë, duhet t’i them vetes se kjo do të jetë gara ime e fundit me “Les Bleus”. Natyrisht, do të më mungojë shumë. Por mendoj se prania ime në skuadrën e Francës do të përfundojë pas Euros. Ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur dhe duhet të jemi realistë. Siç thashë, ndiej lodhje fizike dhe mendore. Vetë Varane bëri të njëjtën gjë pas Kupës së Botës. Gjithmonë kam thënë se do të ndaloja kur trupi im të ma kërkonte. Mendoj se më kanë mbetur edhe dy vite të mira, por përvoja me kombëtaren do të përfundojë”.

57 gola në 131 paraqitje është rekordi i Oliver Giroud me Francën, ndërsa qëndron si golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares. Kujtojmë se ai do të largohet poashtu dhe nga Milani, ndërsa karrierën do ta vijojë në MLS, me ekipin e Los Angeles.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?