English

One Albania nis ofrimin e shërbimit 5G

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Investimi i fundit në spektrin 5G e pozicionon ONE Albania si një lider në ofrimin e rrjetit të avancuar celular 5G, duke shtruar rrugën për një të ardhme ku konektiviteti është përherë i garantuar.

- Advertisement -

One Albani nis të ofrojë shërbimin 5G në përfundim të tenderit të spektrit të organizuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. One Albania fitoi të drejtën e përdorimit të frekuencave në brezat 3400 MHz dhe 3800 MHz, për një periudhë 15-vjeçare. Me frekuencat ekzistuese dhe ato të sapo përfituara, One Albania përmirëson shpejtësinë dhe kapacitetin e teknologjisë celulare 5G, duke revolucionarizuar mënyrën se si klientët aksesojnë dhe përdorin të dhënat celulare.

Brenda vitit 2025, One Albania do të sigurojë mbulim me rrjetin 5G në zonat kryesore strategjike, duke përfshirë portet kryesore (Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë, Porto Romano), aeroportet (Rinas, Kukës, Vlorë), zonën industriale Tiranë-Durrës, dhe infrastrukturën kritike spitalore në Tiranë.

Për më tepër, One Albania synon të sigurojë lidhje të pandërprerë 5G në pikat më të vizituara turistike, për të mundësuar përvoja digjitale me performancë të lartë, duke nxitur inovacionin dhe angazhimin digjital.

“Marrja e licencave të spektrit 5G në Shqipëri shënon një moment historik të rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës dhe teknologjive në të gjithë rajonin. Ky është një hap kritik drejt ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme për të sjellë teknologjinë e fundit 5G në Shqipëri, duke rritur lidhjen dhe duke mbështetur rritjen ekonomike.” – shprehet Péter Fekete, CEO i 4iG Group.

Përdorimi i frekuencave të para për teknologjinë 5G siguron që rrjeti One përmbush pritshmëritë më të larta të përdoruesve, për sa i përket shpejtësisë dhe sasisë së transferimit të të dhënave.

Paralelisht me përgatitjet për 5G, One Albania ka zbatuar politikat e “Rrjetit të pastër”, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë që i bashkohet kësaj nisme në rajon, për të vendosur standarde të pranuara ndërkombëtarisht për një internet të sigurt global dhe mbrojtjen e thirrjeve dhe transmetimin e të dhënave përmes rrjeteve të komunikimit.

“Ky hap i madh pasqyron angazhimin tonë të vazhdueshëm për të sjellë përparimet më të fundit teknologjike për shqiptarët, duke siguruar që klientët dhe bizneset tona të kalojmë në gjeneratën e re, atë të 5G-së. One Albania është e angazhuar të garantojmë avancimin e digjitalizimit në Shqipëri, duke ruajtur standardet ndërkombëtare.” – shtoi drejtori ekzekutiv i One Albania, Brano Djurovic.

Në fillim të vitit 2024, rrjeti celular i One Albania, më i madhi dhe më moderni në Shqipëri, mori maksimumin e pikëve për thirrjet zanore, të dhënat dhe përdorimin e aplikacioneve, të testuara nga kompania finlandeze Omnitele.

One Albania është pozicionuar tashmë si lider në tregun e telekomunikacionit duke u shndërruar në një ofrues shërbimi plotësisht të integruar që mund të garantojë të gjitha: shërbimet celulare, fikse dhe TV në një paketë të vetme.

1 COMMENT

  1. Kompani jo serioze qe nuk mbyll kontratat e klienteve me kerkesen te tyre por I mbajne te hapura I rinovojne me qellim perfitimin monetar. PA marre parasysh kerkesat e klienteve vazhdojne te farurojne e mbifaturojne ne menyre te paligjshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?