English

OPEC, marrëveshje që të ulet prodhimi i naftës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

OPEC, Rusia dhe vende të tjera prodhuese të naftës arritën një marrëveshje për ta reduktuar me 10% furnizimin global me nafte.

- Advertisement -

Kjo masë u ndërmor për shkak të krizës që ka krijuar COVID-19.

Pas disa ditësh negociatash , përballë pandemisë së coronavirusit, prodhuesit e naftës dhe aleatët e OPEC kanë arritur një marrëveshje të paprecedentë për të reduktuar furnizimin global me 10 përqind, duke shpresuar se kështu do t’i jepet fund uljes së çmimeve.

Deri më tani, detaji i vetëm që është konfirmuar, është se do të shkurtohen 10 milionë fuçi në ditë.

Meksika fillimisht i rezistoi një mase të tillë, por më pas ra dakord, pasi u lejua të reduktojë vetëm 100,000 fuçi në muaj.

Marrëveshja për të ulur prodhimin e naftës pritet të jetë e vlefshme për dy vjet.

Presidenti i OPEC dhe Ministri algjerian i Energjisë theksoi se përhapja e COVID-19 ka shkaktuar dëme të mëdha për ekonominë botërore dhe tregun global të naftës, ndaj ka ndikim të madh në të ardhurat e eksportuesve.

Kjo marrëveshje duket se është ndërmjetësuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili në një postim në Twitter e cilësoi “një marrëveshje të mrekullueshme”.

Me një rënien e udhëtimeve globale, për shkak të pandemisë, kërkesa për naftë vlerësohet të ketë rënë me një të tretën, që është niveli më i ulët në 18 vite.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?