OpenAI emëron shefin e ri, i vjetri i bashkohet Microsoftit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kompania OpenAI ka emëruar ish-shefin e Twitch, Emmett Shear si drejtor të përkohshëm, ndërkaq ish-shefi i kësaj kompanie, Sam Altman, i është bashkuar Microsoft-it në një varg episodesh befasuese në industrinë e inteligjencës artificiale.

Këto emërime, që ndodhën të dielën mbrëma, vijnë pas largimit të Altman disa ditë më parë nga posti i drejtorit të krijuesit të ChatGPT, duke u dhënë fund spekulimeve se ai mund të kthehej në OpenAI.

Në një deklaratë të publikuar në X – që më herët njihej si Twitter – Shear hodhi poshtë spekulimet se bordi i OpenAI ka shkarkuar Altmanin për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me sigurinë e modeleve të fuqishme të inteligjencës artificiale. Ai u zotua se do të nisë një hetim lidhur me këtë shkarkim, do të shqyrtojë një menaxhim të ri për OpenAI dhe të vazhdojë rrugën që kjo teknologji të jetë e qasshme, sikurse chatbot-in e tij viral.

- Advertisement -

“Nuk jam aq i çmendur sa të pranoj këtë vend pune pa pasur mbështetjen e bordit për komercializimin e modeleve tona të mrekullueshme”, tha Shear, duke shtuar se “stabiliteti i OpenAI dhe suksesi jonë është shumë i rëndësishëm sa të lëmë që kjo mosmarrëveshje të na dëmtojë”.

Shear ka bashkëthemeluar Twitch dhe më herët gjatë këtij viti kishte dhënë dorëheqje nga udhëheqja e një platforme të ngjashme të transmetimit të drejtpërdrejtë të videove në Amazon.com.

OpenAI shkarkoi Altmanin të premten për të ”mungesës së komunikimit” sipas një memoje të brendshme, që e ka parë Reuters.

Altman ishte bashkëthemelues i kompanisë që ndikoi në një bum në industrinë e inteligjencës artificiale gjeneruese, duke lëshuar në përdorim një vit më parë ChatGPT-në, chatbot-in që u bë një prej programeve më të popullarizuara kompjuterike në botë.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Borrell thirrje Kosovës dhe Serbisë nga selia e NATO-s: Zbatoni marrëveshjet!

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një nga pikat kyçe të diskutimit...

IGJEUM: Do të vijojë përkeqësimi i motit, reshje të dendura në Librazhd

Librazhdi ështe përfshirë nga reshje të dendura shiu që nuk pushojnë prej disa orësh dhe erëra të forta. Po kështu sipas parashikimit të IGJEUM...

Katër të vrarë nga sulmet ruse në ndërtesat e banimit në Ukrainë, thotë Kievi

Rusia i ka sulmuar një ndërtesë banimi dhe disa shtëpi private në Ukrainë të martën, duke i vrarë katër njerëz dhe plagosur pesë të...

TË FUNDIT

1304 metra kuq e zi me origam, flet artistja që krijoi flamurin më të madh në botë

Artistja nga Kosova, Arbnora Fejza, emri i të cilës është shkruar tre herë në librin e rekordeve botërore Guinnes ne kuadrin e festes se...

Erdogan: Izraeli duhet të gjykohet për “krime lufte” në Gazë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë të martën sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, se Izraeli duhet të...

Sondazh

A e mbështesni marëveshjen e Shqipërisë me Italinë për ardhjen e emigrantëve?
×