English

Operacionet e shpëtimit, si organizohen kërkimet e skuadrave speciale pas tërmeteve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa mijëra persona kanë mbetur të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur nga tërmeti i së hënës në kufirin turko-sirian.

- Advertisement -

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë në zhvillim e sipër, por si funksionojnë ato?

Kur specialistët mbërrijnë në vendngjarjen e një tërmeti, ata llogarisin se cilat nga godinat e rrëzuara kanë më shumë gjasa të mbajnë njerëz të bllokuar.

Ata e bëjnë këtë duke kërkuar hapësirat poshtë copave të betonit, ose tek shkallët ku të mbijetuarit mund të gjenden.

Shanset që një godinë të shembet më tej duhen marrë gjithashtu parasysh, sikurse rreziqet e tjera si rrjedhjet e gazit. Ndërsa kërkojnë për të mbijetuar, ekspertët mbikëqyrin edhe lëvizjet e ndërtesës dhe mbajnë veshët hapur për tinguj të çuditshëm.

Godinat që janë shembur tërësisht zakonisht kontrollohen të fundit, pasi shanset për të mbijetuar janë të vakëta.

Sa i takon mjeteve, ekipet e shpëtimit përdorin makineri të rënda, si për shembull gërmues apo krik hidraulik.

Pllakat e betonit mund të hiqen me gërmuesit, gjë që u mundëson ekspertëve të shohin nëse ka njerëz të bllokuar.

Gjithashtu, fibra të pajisura me kamera në skajet e tyre përdoren për të kryer kontrolle, ndërsa sensorët për të zbuluar edhe zhurmat më të vogla në një distancë prej disa metrash.

Detektorë me dioksid karboni përdoren ndërkohë për të gjetur të mbijetuarit pa ndjenja, ndërsa kamerat termale përdoren për të lokalizuar njerëzit që nuk janë në rrezen direkte të specialistit. Kjo, pasi pajisja llogarit nxehtësinë e trupit.

Në fund janë edhe qentë. Duke përdorur ndjesinë e nuhatjes, ata mund të konstatojnë shenjat e jetës aty kur specialistët nuk arrijnë dot.

Gjithashtu, qentë mund të kontrollojnë me shpejtësi zona të gjera, duke përshpejtuar kështu procesin e kërkim-shpëtimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?