Policia e Fierit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”, duke arrestuar një 18-vjeçar me iniciale J. S. Gjatë kontrollit fizik, u sekuestruan një celular dhe dhjetëra doza të lëndës narkotike të dyshuar kanabis sativa, të cilat i arrestuari i kishte përgatitur për shitje.
Operacioni u krye nga sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sherr mes adoleshentëve në një shkollë në Fier, plagoset me thikë 17-vjeçari
- Sekuestrohen 30 kilogramë kanabis në Tepelenë, katër persona në pranga