English

Operacioni “Lojtari”| Përshtati lokalin për lojëra fati, procedohet 31-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia ka nisur procedim në gjendje të lirë ndaj një 31-vjeçari i cili kishte vënë lokalin që administronte, në dispozicion të organizimit të lojës Poker.

- Advertisement -

Atij gjithashtu i janë sekuestruar sendet që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të vënies së një ambienti, në fshatin Kutalli, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë goditur këtë rast paligjshmërie.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Lojtari”, të zhvilluar në nivel qarku, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 31 vjeç, banues në fshatin Kutalli, Dimal.

31- vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte, për organizimin e kundërligjshëm të lojës Poker. Nga ky ambient, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, çipsa dhe letra bixhozi që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?