Opozita kryesore, Partia Demokratike (PD) e Koresë së Jugut fitoi zgjedhjet parlamentare të së mërkurës, duke fituar 161 vende, ndërsa Partia qeverisëse e Presidentit të Koresë së Jugut Yun Suk-yeol, Partia e Pushtetit Popullor (PPP) në pushtet fitoi 90 vende në asamblenë prej 300 vendesh, tha agjencia Yonhap këtë mëngjes.
Partia Reformiste e Koresë, e udhëhequr nga ish-ministri i Drejtësisë së Koresë së Jugut, Cho Kook, e cila konsiderohet pjesë e bllokut opozitar, fitoi 12 vende, ndërsa Partia Reformiste e Re, e udhëhequr nga ish-lideri i rrëzuar i PPP, Lee Jun-seok, fitoi dy vende.
Në këto zgjedhje u shënua pjesëmarrja më e lartë në 32 vitet e fundit, ku në kuti dolën 67 për qind nga gjithsej 44.28 milionë votues, njoftoi komisioni zgjedhor. Pas shpalljes së rezultateve zyrtare, kreu i PPP Han Dong-hun dha dorëheqjen, duke marrë kështu përgjegjësinë për humbjen në zgjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Koreja e Jugut ndalon 2 anije dhe sanksionon 2 individë për lidhje me Phenianin
- Koreja e Veriut dhe Kina zotohen për t’i forcuar lidhjet mes vendeve