Opozita i është bashkuar thirrjes së Presidentit të Republikës në tubimin për mbrojtjen e kushtetutës. I pari që i është bashkuar protestuesve ishte ish-kryeministri Sali Berisha. I shoqëruar nga ish-deputeti Ervin Salinaji, z. Berisha si gjithmonë, ka marrë vëmendjen e mbështetësve të PD, të pranishëm në këtë tubim. duke qenë lideri historik i demokratëve.
Në një fjalë të shkurtër para mediave ish-kryeministri tha se kjo ditë shënon fillimin e fundit të narkoshtetit
Më tej nga hotel “Rogner”, kreu i PD Lulzim Basha iu bashkua tubimit të thirrur nga Presidenti i Republikës. Basha shoqërohej nga kreu i PR, Fatmir Mediu dhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.
“Ndodhem këtu si qytetar, i bashkëshort, si prind. Kam dalë për të dhënë mesazhin e qartë se ky është një tubim qytetar”, u shpreh z. Basha.
Lexo gjithashtu: Tubimi, zbulohet dekreti që do të firmosë Presidenti Meta në shesh