Kryeministri Viktor Orban ka reaguar ndaj rezolutës së Parlamentit Evropian që dënon Hungarinë, duke e quajtur atë një shaka.
Në Beograd, kreu i qeverisë hungareze mori vlerësimin Urdhri i Meritës nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, për promovimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Ata po e bëjnë këtë për herë të dytë ose të tretë. Marrin vendime për të dënuar Hungarinë në Parlamentin Evropian. Dikur mendonim se këto vendime ishin serioze, por tani i konsiderojmë një shaka”, tha Orban.
Rezoluta e miratuar në sesionin e së enjtes të PE-së thotë se Hungaria nuk është më një vend demokratik, por një autokraci elektorale. Kryeministri hungarez kritikoi edhe politikën sanksionuese të BE-së.
“Sanksionet vendosen nga më të fortët ndaj më të dobëtëve. Por kur sheh sektorin energjetik vë re se evropianët janë një tufë liliputësh që i vendosin sanksione gjigantit”, u shpreh kryeministri i Hungarisë.
Filiali hungarez i Radios Evropa e Lirë, që citon burime nga bisedimet, shkruan se Orban tha gjithashtu në takimin kokë më kokë me Vuçiç se anëtarësia e Hungarisë në BE duhet të rishikohet pas 2030-s.
LEXONI GJITHASHTU:
- Eurodeputetët kritika të drejtpërdrejta Orban: Hungaria, jo më një shtet demokratik
- Orban: Nëse nuk ndryshojmë sanksionet, situata në Evropë nuk do të jetë e lehtë