Shtetet mund të fitojnë kohë ndërsa kufizojnë udhëtimet për të luftuar pandeminë e re të coronavirusit, por Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mendon se kjo “nuk ndihmon në përhapjen e virusit”, sipas një këshilltari të lartë të agjencisë së shëndetit të Kombeve të Bashkuara.
Dr. Brue Aylward, i cili ka drejtuar ekipin e OBSH në Kinë gjatë përhapjes së COVID-19 muajin e kaluar, tha në një intervistë se kufizimet e udhëtimeve “përgjithësisht nuk është pjesë e “pajisjeve” për të mundur diçka të tillë”.
“Ajo që kemi zbuluar, si një parim të përgjitshëm, por jo një parim i përgjithshëm, një parim i fuqishëm, është se nuk ndihmon në parandalimin e përhapjes së saj”, tha një ish-kryetar i emergjancave të OBSH. “Ajo për të cilën ne jemi me të vërtetë të interesuar është pyetja: Ku është ky virus? Virusi në rastet e zbuluara, virusi në kontaktet e tyre të afërta”.
Kjo dekaratë e tij erdhi një ditë pasi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se përhapje botërore e virusit shpallet tashmë një pandemi dhe presidenti amerikan Donald Trump njoftoi pezullimin e përkohsshëm të udhëtimeve nga disa shtete të Europës. Shtete të tjerë gjithashtu kanë vendosur kufizime në kufijt e tyre.
Ai këshilloi larjen e shpeshtë të duarve dhe praktika të tjera sanitare për të shmangur prekjen nga virusi si edhe kryerjen e anaizave sa më shpejt nëse dyshohet se një person është i infektuar.
Alward foli gjithashtu edhe për disa mite dhe koncepte të gabuara në lidhje me virusin. Ai tha se njerëzit nuk duhet të shqetëssohen për mallrat e transportuara nga vendet me numër të madh njerëzish të infektuar dhe kujtoi se “rrjedhja e hundëve” nuk është një simptomë e COVID-19, por temperatura e lartë dhe kolla e thatë janë një tregues.
“Shumë persona pyesin, “Do të largohet ky virus në largim të motit të ftohte?” tha ai duke theksuar qasjen epidemiologjike për të gjurmuar virusin në mënyrë që të personat e infektuar të izolohen.
“Nuk mund të flas mbi Nënën Natyrën, por vetëm për zbulimin e rasteve. Izolimin pacientëve. Gjurmimin e kontakteve. Analizat. Analizat. Analizat” u shpreh ai.
Pjesa më e madhe e të prekurve shërohen
Tek pjesa më e madhe e njerëzve, coronavirusi shkakton simptoma të buta ose mesatare, siç janë temperatura e lartë edhe kolla. Për disa të tjera, veçanërisht të rriturit në moshë madhore apo ata që kanë sëmundje, mund të shkaktojë simptoma të rënda, duke përshirë edhe penumninë.
Pjesa më e madhe e të infektuarve shërohen. OBSH-ja thotë se personat që janë të infektuar dhe kanë simptoma të buta shërohen për rreth dy javë, ndërsa ata që janë sëmurë më rëndë mund tu duhet rreth tre deri në gjashtë javë.
Ndërsa të moshuarit apo ato me sëmundje ekzistente konsiderohen si personat më të rrezikuar, “personat rreth 30, 40, 50 vjeç mund të sëmuren me COVID-19, tha ai, “pjesa më e madhe e tyre do të shërohen dhe do të jenë mirë. Por disa nga ata jo. Dhe disa mundet edhe të ndërrojnë jetë. Ne nuk e dimë kush. Dhe nuk e dimë pse. Kjo është shumë turbulluese”.