20 persona do të ndiqen penalisht pasi u zbuluan se realizonin organizime të paligjshme të lojërave të fatit.
Tre prej tyre janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit policor të loduar Pokeri, 1 është shpallur në kërkim ndërsa 16 do procedohen në gjendje të lirë. Janë sekuestruar edhe një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, 4 celularë dhe shuma parash
Personi i shpallur në kërkim posedonte ambientin e përshtatur për organizimin e lojërave të palejuara.
Njoftimi i policisë
Në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të ambienteve të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pokeri”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. P., 48 vjeç, banues në Pogradec;
-E. M., 30 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec;
-E. M., 29 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. V., 46 vjeç, banues në Pogradec, si edhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për 16 shtetas të tjerë.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 3, Pogradec, në ambientin (magazinë) në pronësi të shtetasit K. V., të cilin ai e kishte përshtatur dhe vënë në dispozicion për organizimin e lojërave të palejuara, kapën 3 shtetasit e arrestuar duke e organizuar këtë veprimtari të kundërligjshme dhe 16 shtetasit e tjerë, duke luajtur poker.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, 4 celularë dhe shuma në lekë dhe euro, që dyshohet se ishte përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e shtetasit K. V.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJTIHASHTU:
- Organizonin lojëra fati, ndiqen penalisht 20 persona, 3 arrestohen në flagrancë
- Shpërthen transformatori anës lumit, 15 persona humbën jetën nga elektricieti