English

Organizonte prositucion me eskorta në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari turk

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Tiranës organizio operacionin “Foreign Escort” duke arrestuar 37-vjeçarin turk Isa Yaman, i cili dyshohet se ka rekrutuar shtetase të huaja për prostitucion.

- Advertisement -

“Shtetasi Isa Yaman dyshohet se ka rekrutuar shtetase nga Kina dhe Kazakistani, të cilat më pas i shfrytëzonte për prostitucion, duke i promovuar online dhe siguruar klientë për realizimin e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës. Për këtë aktivitet, ai përdorte një ambient të marrë me qira dhe reklamonte shërbimet e prostitucionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 9 shtetaset e huaja për ushtrim prostitucioni. Gjatë operacionit, janë sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, 3 celularë dhe 9 karta krediti”, thotë policia.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?