English

Orteku vret tre persona në Alpet italiane, viktimat familjarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një grua dhe dy fëmijët e saj 7-vjeçarë kanë humbur jetën në një ortek të ndodhur në Alpet italiane. Të tre viktimat, që mendohet të jenë shtetas gjermanë, po bënin ski në një resort në Tirolin Jugor, në afërsi të kufirit me Austrinë.

- Advertisement -

Një nga fëmijët u dërgua me helikopter në spital, por ndërroi jetë gjatë rrugës.

Ndërkohë, 2 persona të tjerë mbetën të plagosur. Tre helikopterë, një prej të cilëve nga Austria fqinje, kryen një seri kërkimesh për viktima të tjera, por nuk pati raportime për persona të humbur.

Një zëdhënës i ekipeve të shpëtimit deklaroi se rreziku për orteqe në zonë ka qenë i lartë.

Ndërkohë, orteqe të tjera të ndodhura në ditët e fundit në Itali kanë marrë 6 jetë njerëzish në lokalitetet Gran Saso dhe Terminilo, të dyja në qendër të Apenineve.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?