Presidentja, Vjosa Osmani tha se nuk ka rrezik për autonomi për komunat me shumicë serbe me anë të marrëveshjes së arritur në Ohër ku parashihet edhe themelimi i asociacionit.
Presidentja Osmani tha se edhe nëse do të kishte tendenca të tilla një gjë të tillë nuk do ta lejonte.
“Nuk ka asnjë autonomi. Çka do që do të dilte jashtë Kushtetutës së Kosovës do të duhej të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës, pra në fund do të ju takoj atyre deputetëve të vendosin për diçka të tillë. Por, si presidente e republikës në asnjë moment nuk do të lejoja që të shkohet përtej kushtetutës, apo edhe përtej vendimeve të gjykatës kushtetuese që kanë përcaktuar parametrat edhe sa i përket të drejtave të serbëve dhe organizimit të tyre në republikën e Kosovës. Natyrisht që delegacioni i Kosovës po punon që të përcaktohen edhe detajet sa i përket nenit 7 por të gjitha këto të prira nga parimet që tashmë janë vendosur. Ka garanci shteti ynë që të mos të lejohet që të mos tejkalohet kushtetuta dhe të gjitha këto garanci ne do t’i shfrytëzojmë për ta mbrojtur interesin e shtetit”., deklaroi Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kurti pret në takim ambasadorë të QUINT-it dhe përfaqësuesen e BE-së
- Vuçiç: Kurti do ta drejtojë Mitrovicën e Veriut prej 24 prillit