Osmani takon zv.sekretaren amerikane

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës në Kosta Rikë, ka takuar Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Uzra Zeia.

Presidentja Osmani së bashku me Nënsekretaren Zeia, ka biseduar për progresin e Kosovës në përmbushjen e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci si dhe intensifikimin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA.

Të dyja së bashku kanë folur edhe për themelimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut si dëshmi e përkushtimit të institucioneve të Kosovës për përmbushjen e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, përfshirë forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë, rolit të gruas në shoqërinë kosovare, avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe mediat.

- Advertisement -

Presidentja ka theksuar se Kosova qëndron në të njëjtën vijë me aleatët tanë në mbrojtjen e vlerave demokratike.

“Në këtë kohë kur demokracitë anë e mbanë botës janë bërë cak i drejtpërdrejt i tendencave gjithnjë e në ngritje autoritare, Samiti për Demokraci është platforma që ka bashkuar vendet nga 4 anët e globit në përpjekjet e tyre për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i promovuar e fuqizuar tutje ato”, ka thënë Presidentja Osmani.

Gjatë vizitës në San José, Presidentja do të takojë udhëheqësit shtetëror të këtij shteti si dhe do të realizojë takime me përfaqësues të shteteve tjera.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH, vjen reagimi i Ramës

"Një Sekretare e Përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet...

Pas Sekretares së Përgjithshme, në pranga dhe një punonjëse tjetër e MSH

Pas sekretares së Përgjithshme, në pranga dhe një punonjëse tjetër e MSH. Mësohet se është arrestuar Laura Sheto. vijon...

“Ankohej e vajtonte”, Osmani flet pas takimit me Vuçiç: Nuk ishte takim negociues

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit me Aleksandër Vuçiç në praninë e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, në...

TË FUNDIT

Arrestohet sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë

Është arrestuar ditën e sotme sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se arrestimi i saj...

2.76 milionë banorë në Shqipëri, mosha mesatare arrin 38.8 vjeç

Shqipëria ka humbur 1.1% të banorëve të saj gjatë vitit 2022, përqindje kjo që e ka çuar popullsinë e vendit në 2.761.785 banorë. Rënia e numrit...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×