English

OST për ndërprerjen e energjisë: Kishte problem në linjën 220kV Tirana 2-Rrazhbull

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa prej qyteteve të Shqipërisë kanë qenë në black out për gati një orë, duke lënë në errësirë pothuajse gjysmën e vendit.

- Advertisement -

Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se energjia elektrike është rikthyer përsëri në qytetet që kishin këtë problematikë.

Njoftimi zyrtar:

Njoftojmë mbi stakimin në avari të një Linje 220kV Tirana 2 – Rrazhbull e OST-së, sot në datën 05/01/2025 në orën 17:37’ si rezultat i së cilës u ndërpre energjia, në të gjithë N/stacionet e Rajonit Durrës, Lushnjë, Fier, Vlorë, Kucovë, Berat.

Pas rreth 30 minutash, u bë e mundur rikthimi i energjisë në N/stacionet e Rajoneve të mësiperme, ku vlen të përmendet se u vendosën në punë vetëm Fidrat e rëndësisë së veçantë, Spitale dhe Qeder Qyteti, duke lënë me kufizime të thella të gjithë pjesën tjetër të popullatës.

Në orën 17:52’ u ndërpre energjia përkohësisht dhe në Rajonin Sarandë, e cila u rikthye përsëri në punë me kufizime.

Aktualisht me kërkesë të OST-së për shkak të ngarkesës, po kryhet rivendosje graduale në punë e ngarkesës në Rajonet e mësipërme, të cilat po kryhen nga Dispeceria Qendrore TL, në bashkëpunim me Dispecerite Rajonale Durrës, Berat, Fier, Gjirokastër, Vlorë, në varësi të udhëzimeve dhe hapsirave deri në rivendosjen e skemës normale të furnizimit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?